Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka u bë protagonist në disa incidente, në disa qendra votimi në bashkinë e Elbasanit, e cila ofronte një garë të fortë mes kandidatëve Gledian Llatja nga PS dhe Luçiano Boçi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Siç u dokumentua me foto dhe video, Noka shfaqej në qendra të ndryshme votimi, duke u përplasur me votues, por edhe komisionerë e vëzhgues. Shpesh në krah të tij ishte edhe kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçi, që gjithashtu u akuzua nga zyrtarët Socialistë se u përfshi në incidente që synonin intimidimin e votuesve.