Sesioni parlamentar mbyllet me një seancë plenare maratonë dy ditore, e cila ka në total 23 pika diskutimi, duke filluar nga marrëveshja e huasë për aksin rrugor ‘Qukës – Qafë Plloçë’, buxheti i vitit 2022, policia bashkiake e deri tek asistenca financiare e BE ‘IPARD III’. Gjithashtu në rend dite qëndron edhe zgjedhja e Avokatit të Popullit, anëtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe Bordit të Entit Rregullator te Energjise Elektrike.