Vendimi i Gjykatës së Apelit, që i dha vulën Sali Berishës ‘de jure’ emëron edhe Flamur Nokën si Sekretar të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, sipas vendimeve të marra më herët nga Komisioni i Rithemelimit. Megjithatë, marrja e vulës nuk është përkthyer në marrje nën kontroll të financave të partisë. Për këtë arsye, Flamur Noka i ka dorëzuar Lulzim Bashës dhe dy bankave të nivelit të dytë, ku Partia Demokratike ka llogaritë e saj, që të mos shpenzojë fondet e kësaj partie.