Në tentativë për të sjellë filozofinë e Frojdit në Kuvend, deputeti Sali Berisha përdori gjuhë seksiste ndaj ministres Elisa Spiropali. Në foltoren e kuvendit, Berisha e zhvendosi fokusin nga problematikat e qytetarëve në analizat psikoseksuale të Frojdit, ku edhe pse jokompetent për fushën, diagnostifikoi se Spiropali po kalon stadin e zilisë falike.