Të dhënat e reja tregojnë se në lagjet e punëtorëve dhe ato të minoriteteve të goditura më rëndë nga koronavirusi në Queens të New York-ut, shumë njerëz po dalin pozitivë në testin e antitrupave. Sipas shifrave të publikuara nga New York Times, më shumë se 68% e personave në një klinikë të kësaj zone rezultuan pozitivë për antitrupa, dhe 56% patën të njëjtin rezultat në një klinikë tjetër në Jackson Heights.