Top News/ Njohu pasaportën por jo pavarësinë / Spanja: Nuk mund të pretendojmë se Kosova s’ekziston
15/01/2024 15:08

Me hyrjen në fuqi të liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës, spanja sqaroi se e njeh pasaportën e Kosovës dhe se qytetarët kosovarë mund të udhëtojnë lirisht dhe pa pengesa drejt këtij vendi. Por, ministri spanjoll i punëve të jashtme, Hoze Manuel Albares, përsërit për mediat spanjolle se njohja e pasaportës nuk nënkupton edhe njohjen e pavarësisë. Albares thotë se pas hyrjes në fuqi të liberalizimit të vizave për Kosovën, edhe spanja duhet të vendoset në një linjë me shtetet e tjera të BE-së. “Spanja duhet të përshtatet ashtu si pjesa tjetër e shteteve që nuk e njohin Kosovën. Ndaj, filluam të pranojmë pasaportat kosovare. Edhe një herë dua të përsëris se kjo nuk nënkupton njohje të Kosovës apo sovranitetit të saj. Ne jemi pesë shtete të Bashkimit Evropian që nuk e njohim Kosovën dhe të pestë i pranojmë pasaportat e tyre”, tha ai. Në intervistë, ministri Albares thotë se Spanja e mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe se nuk do të pengojë afrimin e prishtinës me BE-në. Sipas tij, spanja nuk mund të pretendojë se Kosova nuk ekziston, pasi është një territor në ballkanin perëndimor dhe është pjesë e samiteve të organizuara nga Bashkimi Evropian. Spanja është mes pesë shteteve të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ku bëjnë pjesë edhe Greqia, Qiproja, Sllovakia dhe Rumania. Megjithatë, të gjitha këto shtete njohin dokumentet e udhëtimit të lëshuara nga autoritetet shtetërore në Kosovë.

Top News – Busulla dhuratë nga Agim Ramadani / Rrëfimi që prek zemrat 27 vite pas Koshares
12/04 14:54
Top News – Kosovë, nga dekretet te emërimet / Ja sfidat e Albulena Haxhiut si presidente në detyrë
12/04 14:46
Top Channel/ Kosova vendos çmimet tavan, Kuvendi miraton në parim ligjin, opozita akuza për…
11/04 12:20
Top Channel/ “Askush s`ma preku zemrën si Kosova”: Shuhet Engel, mbështetësi i madh i shqiptarëve!
11/04 12:17
Top Channel/ Thaci: Pres drejtësi, e kam lënë pas garën politike
10/04 23:04
Top News – Thaçi paralajmëron rikthimin në politikë. Intervista për ‘FAZ’
10/04 22:06
Top News- Lufta bën bashkë politikën/ ‘OK’ rezolutës për mbrojtjen e dinjitetit të viktimave
10/04 19:14
Top News- Kush do e sabotonte Vuçiç e Orban? Hijet e misterit të eksplozivëve që nuk plasën
10/04 17:23
Top Channel/ Miratohet rezoluta per te verteten e luftes ne Kosove!
10/04 15:09
Top Channel/ Në Kosovë rritet çmimi i naftës, opozita akuzon qeverinë
09/04 20:02
Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00