Shqipëria dhe Italia finalizojnë të martën marrëveshjen për njohjen reciproke të kontributit për sigurimet shoqërore. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani do të zhvillojë një vizitë zyrtare që nis nga e hëna dhe gjatë së cilës do të firmosë marrëveshjen me homologun italian, Antonio Tajani.