Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka thënë se njohja e shtetësisë së Kosovës nga Izraeli ka qenë zhgënjyese për Serbinë. Vuçiq tha të martën se gjatë bisedës telefonike me presidentin e ri të Izraelit, Isaac Herzog, ka shfaqur shpresën se, Serbia dhe qeveria e re izraelite do të përparojnë raportet dypalëshe.