Top News – Njohja e Kosovës nga Greqia… Kurti: Do t’i kontribuonte paqes e sigurisë në rajon
13/07/2021 20:09

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Greqia “do t’i kontribuonte paqes dhe sigurisë në rajon”. Kurti i bëri komentet në një takim me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, të martën në Athinë. Greqia dhe katër vende të tjera të Bashkimit Evropian - Spanja, Rumania, Qiproja dhe Sllovakia - nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, e cila është shpallur në shkurt të vitit 2008. “Greqia dhe Kosova duhet t’i forcojnë marrëdhëniet bilaterale për shkak të lidhjeve të gjata historike dhe qëllimit të përbashkët për një të ardhme më të mirë në Ballkan”, tha Kurti, citon një komunikatë e lëshuar nga zyra e tij. Kurti po ashtu theksoi rëndësinë që, sipas tij, ka përkrahja e shtetit grek për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Dendias, në anën tjetër, tha se Greqia “vazhdimisht avokon për liberalizmin e vizave” dhe se “do ta përkrahë dhe ndihmojë Kosovën në rrugën evropiane dhe euro-atlantike”. Dendias, sipas komunikatës së lëshuar nga zyra e Kurtit, nuk ka folur për njohjen e Kosovës nga Greqia, por ka shprehur “vullnetin dhe gatishmërinë e shtetit grek për të intensifikuar bashkëpunimin ekonomiko-tregtar dhe për investime të reja në Kosovë”. Kurti, më 8 korrik, ka takuar në Athinë edhe kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis. Edhe në atë takim, Kurti ka kërkuar që Greqia t’i bashkohet bllokut të vendeve që e kanë njohur Kosovën, ka bërë të ditur kabineti i tij.

Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48
Top Channel/Deputetja e PDK i shkon Kurtit në foltore dhe i merr mikrofonin: Ke katër vite që…
03/04 18:39
Top News- Presidenti i ri, Kurti nuk nxiton/ Kryeministri thërret negociata javën e ardhshme
03/04 16:36
Top Channel/ PDK largohet nga Kuvendi, protesta pas bllokimit të rezolutës për luftën
03/04 12:21
Top Channel/ Rritja e cmimeve në Kosovë, ndërhyn Kurti: Jo abuzimeve, vendosen cmime tavan!
03/04 12:01
Top Channel/ Kurti: Të shmangim zgjedhjet! Dekreti i presidentes, politikisht i gabuar
02/04 20:08
Top Channel/ Debati në Kuvendin e Kosovës, rrëzohet rezoluta për të vërtetën e luftës
02/04 19:58
Top Channel/ Kurti kërkon shmangien e zgjedhjeve: Dekreti i Osmanit, anti-kushtetues!
02/04 15:17
Top News -Afati kushtetues për presidentin e ri/ Rreziku për zgjedhje të reja, asnjë hap nga partitë
02/04 11:01