Është shënuar një vit nga sulmi i armatosur i terroristëve serbë në Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Kryeministri Albin Kurti ka vizituar shtëpinë e heroit Afrim Bunjaku në Samadrexhë të Vushtrrisë, ndërsa më tej kanë vijuar me homazhet për vendosjen e kuroreave dhe përurimi i rregullimit të pllakës dhe varrit.