Njësia e specializuar e Policisë së Kosovës K-9, e shoqëruar me qentë e trajnuar policorë, është parë në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Varagë afër Zubin Potokut. Ndërkohë, policia ka vazhduar kontrollet në disa pika të ndryshme me qëllim zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar në lidhje me sulmin e fundit në veri të vendit.