Një grup prej 30 efektivësh komando të forcave të armatosuar shqiptare u nisën drejt Kosovës, si pjesë e misionit të NATO. Kjo është njësia e dytë që niset në këtë vend, për t’i shërbyer sigurisë dhe paqes jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë rajonin. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi vuri në dukje mbështetjen e pakursyer të Shqipërisë ndaj aspiratave të Kosovës.