100 ditë është afati për kreun e ri të policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku për të nxjerrë këtë institucion nga udhëkryqi ku ndodhet. Këto kanë qenë fjalët e kryeminsitrit Rama gjatë takimit të bërë këtë të mërkurë me drejtuesit e policisë. Kryeministri Rama u ndal dhe tek ngjarja tragjike e Himarës, ndërkohë pohoi se do të ngrihet njësia e re policore ‘Jonada’. Ndër të tjera, Rama ka njoftuar dhe rritjen e pagave të efektivëve të policisë.