Mediat italiane i kanë bërë jehonë arrestimit të italianit Francesco Zummo, i akuzuar për pastrim parash në Shqipëri, nëpërmjet një banke greke në Tiranë. Në superaksionin e ndërmarrë nga Prokuroria e Palermos, Dda e Napolit dhe prokuroria e posaçme e Shqipërisë, SPAK ka dalë edhe emri i i biznesmenit Rezart Taçi, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ndërsa dy bashkëpunëtorët e tij në Tiranë u arrestuan. Transanksioni i dyshimtë prej rreth 19 milionë eurove vuri në lëvizje një vit më parë SPAK.