Gazmir Kosiqi I është drejtuar Gjykatës së Lartë me një kërkesë për lirimin e pasurive, të konfiskuara përfundimisht me urdhër të Apelit të Posaccëm në tetor të vitit 2022. Bëhet fjalë për 3 ndërtesa 4 katëshe biznesi, një sipërfaqe truall 77 m2, një apartament me sipërfaqe 67 m2, si dhe dy makina, të sekuestruar në vitin 2020 nga Operacioni Forca e Ligjit, pasuri të dyshuara të përfituara nga aktiviteti kriminal.