Dy vëllezër nga fshati Qukas i Vjetër i Lushnjës me mbiemër Musai janë konfliktuar me njëri-tjetrin, ku kanë përfunduar edhe në përdorimin e armës së zjarrit. Sipas policisë, shtetasi me iniciale Haziz Musai ka goditur me mjet prerës (sopatë) vëllanë e tij Nazif Musai 77 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur me armë zjarri pistoletë të vëllanë. Të dy të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital, ndërsa Haziz Musai është në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi plumbi e ka kapur në kokë dhe është transportuar te Trauma. Shefi i komisariatit, Edmond Pjetra ka dhënë disa detaje mbi konfliktin.