Billie Eilish, artistja e parë dhe e vetme e lindur në vitet 2000 deri më sot me hite të mëdha, është paraqitur si e ftuar në serialin e ri të Netflix të David Letterman “My Next Guest Needs No Introduction ” . Në intervistë, këngëtarja e vlerësuar me Grammy foli për famën, muzikën dhe mënyrën se si e trajton sindromën Tourette, me të cilën është diagnostikuar që në moshën 11-vjeçare.