Top News- Njerëzit e uritur sulmojnë ndihmat / Tragjedi në Gaza, ‘shpartallohet’ magazina e ndihmave
29/05/2025 14:41

Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së thotë se "një turmë njerëzish të uritur" kanë hyrë me forcë në një magazinë ushqimesh në Gazën qendrore. Raportohet se dy persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur në incident, tha programi, duke shtuar se ende po konfirmohen detajet. Pamjet video nga agjencia e lajmeve AFP treguan turma njerëzish që hynin me forcë në depon Al-Ghafari në Deir Al-Balah dhe merrnin thasë me miell dhe kuti me ushqim ndërsa dëgjoheshin edhe të shtëna. Nuk ishte menjëherë e qartë se nga vinin të shtënat. Në një deklaratë, Programit Botëror të Ushqimit, u tha se nevojat humanitare në Gaza ishin "jashtë kontrollit" pas një bllokade pothuajse tre-mujore izraelite që u lehtësua javën e kaluar. Programi tha se furnizimet me ushqim ishin dërguar në depo për shpërndarje. Programi shtoi: "Gaza ka nevojë për një rritje të menjëhershme të ndihmës ushqimore. Kjo është e vetmja mënyrë për të garantuar që njerëzit nuk do të vdesin nga uria". Programi Botëror i Ushqimit tha se kishte "paralajmëruar vazhdimisht për kushtet alarmante në terren, si dhe për rreziqet e imponuara nga kufizimi i ndihmës humanitare për njerëzit e uritur që kanë nevojë të madhe për ndihmë". Autoritetet izraelite thanë të mërkurën se 121 kamionë që i përkisnin OKB-së dhe bashkësisë ndërkombëtare që transportonin ndihma humanitare, përfshirë miell dhe ushqime, hynë në Gaza. Izraeli filloi të lejonte një sasi të kufizuar ndihme në Gaza javën e kaluar. Megjithatë, e dërguara e OKB-së për Lindjen e Mesme, Sigrid Kaag, i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se kjo ishte "e krahasueshme me një varkë shpëtimi pasi anija është fundosur" kur të gjithë në Gaza po përballeshin me rrezikun e urisë. Një grup i diskutueshëm i mbështetur nga SHBA-ja dhe Izraeli - Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF) - u krijua gjithashtu si një sistem privat i shpërndarjes së ndihmave. Ai përdor kontraktorë sigurie amerikanë dhe anashkalon OKB-në, e cila thotë se grupi është jo funksional dhe joetik.

Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45