Presidenti rus Vladimir Putin po vazhdon luftën nëUkrainë, kundër dëshirës së të paktën disa prej zyrtarëve të tij të lartë dhe oligarkëve me ndikim, sipas një ish-shefi të inteligjencës së Estonisë. Mikk Marran, i cili drejtoi Shërbimin e Inteligjencës së Jashtme të Estonisë nga janari 2016 deri në tetor 2022,thotë se kontrolli i Putinit në pushtet mbetet i fortë, edhe pse disa nga njerëzit e tij më të afërt janë tërësisht kundër luftës kundër Ukrainës.