Policia ka zbardhur të gjithë dinamikën e vrasjes së 31-vjeçarit, Eraldo Nevruzit në një hotel në zonën e Dhërmiut. Sipas uniformave blu, autori Gerald Shehu e kishte planifikuar prej kohësh ekzekutimin e shokut të tij dhe shkak dyshohet një konflikt që ka nisur që në Angli, ku që të dy ata kanë qëndruar disa kohë bashkë.