Kur kanë plot 1 vit nga zhdukja e një prej personazheve më të rëndësishme të botës së krimit, Policia e Shtetit ende nuk ka një përgjigje se çfarë ka ndodhur me fatin e Ervis Martinajt. Ndonëse vetë Kryeministri Edi Rama I ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm Muhamet Rrumbullaku që t’I japë fund misterit për fatin e Bosit të lojërave të fatit, Kryepolici nuk ka arritur dot të çojë në fund porosinë e shefit të qeverisë, duke mos zbuluar dot nëse Ervis Martinaj është gjallë apo e kanë vrarë