Ministri i brendshëm, Taulant Balla udhëtoi drejt Britanisë së Madhe, ku u prit në Downing Street nga homologu i tij, James Cleverly dhe zyrtarë të tjerë britanikë. Takimi vjen në një moment kur ministri i emigracionit, Robert Jenrich ka përgatitur një plan prej pesë pikash për të frenuar fenomenin e kalimit të kanalit të La Manshit me gomone drejt brigjeve britanike.