Zëvendëskryeminsitri i Kosovës, Besnik Bislimi, akuzoi Serbinë se po vazhdon të refuzojë që të zbatojë Marrëveshjen në rrugën drejt normalizimit të raporteve, një vit pas arritjes së saj. Më 27 shkurt 2023 në Bruksel, Kosova dhe Serbia kishin arritur Marrëveshjen Bazë, ndërkaq më 18 mars në Ohër, u arrit pajtimi për Aneksin e zbatimit të marrëveshjes. Marrëveshja nuk është nënshkruar, por Bashkimi Evropian thotë se ajo është ligjërisht e obligueshme për palët.