Ish presidenti Ilir Meta ankimon masën e sigurisë arrest me burg në Gjykatën e Apelit të Posaçëm Kundër Korrupsionit. Ankimi u dorëzua nga avokati i tij mbrojtës në sekretarinë e shkallës së parë, teksa pritet që në ditët në vijim të caktohet data për shqyrtimin e kësaj kërkesë. Në datë 8 tetor, pas dy ditësh, Gjykata e Lartë do të shqyrtojë sërish rekursin e Metës për prishje të vendimit të GJKKO dhe të Apelit për masën e sigurisë “arrest në burg”.