Një burrë ka humbur jetën në Greqi të premten, si pasojë e zjarreve të përhapura nga erërat e fuqishme. Më shumë se 200 zjarrfikës, të mbështetur nga 11 avionë dhe shtatë helikopterë, po i luftojnë zjarret në Keratea, në juglindje të Athinës, tha për televizionin shtetëror ERT, Kostas Tsigkas, kreu i zjarrfikësve grekë, transmeton Radio Europa e Lirë. viktima është një I moshiar icily u gjet I djegur brenda shtëpisë së tit ë djegur në Keratea, ndërsa erërat e forta po ua vështirësojnë punën avionëve cisternë për të vepruar, tha zëdhënësi i shërbimit të zjarrfikësve, në një konferencë për shtyp. Ndërkohë situata “është përmirësuar” në gadishullin e Peloponezit, në perëndim të Athinës, njoftuan autoritetet. erërat e forta nga ana tejtër ua kanë vështirësuar punën autoriteteve, ndërkohë pritet që vetëm pas mesnatësato të qetësohen. por pavarësisht kësaj Ministria e Mbrojtjes Civile vendosi disa zona në nivelin më të lartë të alarmit për zjarre, përfshirë rajonin e Atikës.