Një viktimë dhe dy të plagosur, ky ishte bilanci i një aksidenti rrugor të regjsiturar orët e parë të mëngjesit të kësaj të mërkure në aksin që lidh Pogradecin me Qafë Thanën. Një automjet tip Volsëagen u përplas me një makinë tip Peugeot. Ngjarja ndodhur në afërsi të fshatit Pojskë, ndërsa goditja mes mjeteve ishte tejet e fortë. Të dyja makinat pësuan dëme të shumta materiale. Si pasojë ndërroi jetë drejtuesi i makinës tip Volsëagen. Ndërkohë mori plagë të shumta në trup shoferi tjetër dhe bashkëshortja e tij që ishte pasagjere në automjetin tip Peugeot. Ata u dërguan drejt spitlait për ndihmë mjekësore. Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, ndërsa paraprakisht dyshohet shpejtësia e lartë. Lidhur me rastin një grup hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.