Tre aksidente automobilistike janë regjistruar këtë të diel në Fier, Pogradec dhe Kavajë. Në Fier një këmbësore u përplas nga një automjet tip Mercedes, i drejtuar nga një vajzë në qendër të qytetit. Ndodhi teksa këmbësorja po kalonte në vijat e bardha. Pas përplasjes, automjeti Mercedes u godit edhe nga një tjetër automjet tip Volkswagen që po udhëtonte pas tij, gjithashtu i drejtuar nga një vajzë. Këmbësorja e lënduar është transportuar me urgjencë në spital, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.