Një aksident i rëndë është regjistruar të hënën në qytetin e Koplikut në Malësinë e Madhe, duke rënduar bilancin e përplasjeve fatale të shënuara gjatë fundjavës. Dy automjete janë përplasur, duke i marrë jetën një qytetari dhe duke plagosur 4 persona të tjerë. Sipas raporteve, viktima mësohet është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Shkodrës, ku edhe ndërroi.