Një valixhe e braktisur pranë një supermarketi në lagjen ‘Apollonia’ të Fierit, ka ngritur në alarm banorët e këtij qyteti paraditen e kësaj të diele. Menjëherë pas njoftimit për një objekt të dyshimtë në rrugë, Policia rrethoi zonën dhe nuk lejoi qytetarët të kalonin aty deri në mbërritjen e forcave xheniere. Pas kqyrjes së kamerave të sigurisë dhe kontrollit, rezultoi se valixhja në ngjyrë të zezë ishte bosh dhe se ishte harruar nga një punonjëse e pastrimit të rrugëve.