Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, vizitoi sot Forcën e sigurisë së kosovës, ku tha se pavarësisht sfidave, ajo që është projektuar si ushtria e ardhshme e kosovës, pati një vit të suksesshëm. Osmani, në cilësinë e komandantes supreme të FSK-së, tha se këtë vit është përmbyllur edhe faza e parë e transformimit të kësaj force në ushtri.