Armend Mehaj dha dorëheqje nga pozita e ministrit të Mbrojtjes në Kosovë, pak ditë pas ngjarjes së rëndë ku një anëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës mbeti i vrarë në një lokal nate në Prishtinë. Përmes një reagimi në Facebook, Mehaj nuk e lidh dorëheqjen me këtë ngjarje, por thotë se po largohet nga qeveria për arsye familja. Në shënimin e gjatë Mehaj ka përmendur arritjet, thellimin e bashkëpunimit ushtarak me partnerët perëndimorë, Turqinë dhe Shqipërinë si dhe avancimin drejt objektivit të anëtarësimit të Kosovës në NATO.