Policia e Fierit ka goditur një tjetër rast prostitucioni. Uniformat blu kanë arrestuar dy shtetase të huaja, pas hetimeve të kryera me metoda speciale. Në pranga kanë përfunduar një 30-vjeçare nga Kazakistani dhe një 31-vjeçare me banim në Turqi. Sipas Policisë, dy shtetaset e huaja, kishin marrë me qira një banesë në qytetin e Fierit dhe e kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit.