Ish-kryeministri Sali Berisha doli në një konferencë për mediet, ku foli për akuzat e SPAK ndaj tij, pas mbylljes së hetimeve dhe marrjes së dosjes së plotë. Ai hodhi një lumë akuzash, duke u shprehur se nuk ka asnjë provë apo fakt kundër tij. Nga ana tjetër Berisha foli edhe për idenë e një shteti sovran të Urdhërit Bektashi, që e konsideroi si një ide përçarëse. Për koalicionin me Ilir Metën, Berisha u shpreh se ai nuk ka nevojë për shpërblim, pasi është forcë e tretë më e madhe politike në vend.