Top News – Një tjetër fitore e Trumpit / Senati miraton planin për shkurtimin e ndihmave
17/07/2025 13:05

Senati i Shteteve të Bashkuara miratoi të enjten planin e presidentit Donald Trump për shkurtime në vlerë 9 miliardë dollarë në financimin e ndihmave amerikane në botë dhe transmetuesve publikë, duke i dhënë presidentit republikan një tjetër fitore. Me 51 vota pro dhe 48 kundër senatorët e kaluan kërkesën e Trumpit për të shkurtime në vlerë prej 9 miliardë dollarësh nga shpenzimet tashmë të miratuara nga Kongresi. Shumica e shkurtimeve janë për programe që ndihmojnë vendet e huaja për t’i luftuar sëmundjet, luftërat dhe fatkeqësitë natyrore, por plani gjithashtu ndalon plotësisht 1.1 miliardë dollarët që Korporata për Transmetimet Publike do t’i merrte gjatë dy vjetëve të ardhshme. Trump dhe shumë nga republikanët e tjerë argumentojnë se shpenzimet për transmetimet publike janë të panevojshme dhe e kritikojnë mbulimin e lajmeve të tyre si të njëanshëm. Paketa të veçanta për anulime të fondeve nuk kanë kaluar prej dekadash, pasi ligjvënësit kanë hezituar ta dorëzojnë kontrollin kushtetues mbi shpenzimet. Por, republikanët e Trumpit, të cilët kanë shumicë të ngushtë në Senat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve, kanë treguar pak dëshirë për t’i kundërshtuar politikat e tij që nga fillimi i mandatit të dytë në janar. Nëntë miliardë dollarët në fjalë përfaqësojnë një shumë goxha të vogël në krahasim me buxhetin federal prej 6.8 trilionë dollarësh, dhe janë vetëm një pjesë e vogël e fondeve të miratuara nga Kongresi që administrata Trump ka mbajtur pezull teksa synon shkurtime të mëdha, shumë prej të cilave të urdhëruara nga Departamenti për Efikasitetin Qeveritar (DOGE) i drejtuar nga miliarderi Elon Musk. Sipas ligjvënësve demokratë, deri në mesin e qershorit, Trump kishte bllokuar 425 miliardë dollarë financime të miratuara më parë nga Kongresi. Megjithatë, Trump dhe mbështetësit e tij kanë premtuar më shumë kërkesa për "anulim fondesh", në përpjekje për ta tkurrur qeverinë federale.

Top Channel/ Takimi Trump–Putin, ukrainasit: Asnjë marrëveshje s’do ketë, do zvarritet deri….
12/08 17:24
Top News – Një i vdekur e 6 të plagosur. Bilanci i zjarreve në Gramsh, dëme të mëdha në bujqësi
12/08 17:14
Top Channel/ Nga tymi nuk duket asgjë! Flakët vijojnë me intensitet të lartë në Gramsh
12/08 16:53
Top Channel/ Nga tymi nuk duket asgjë! Flakët vijojnë me intensitet të lartë në Gramsh
12/08 16:39
Top Channel/ “Po vjen zjarri”, në luftë me flakët, aksioni i emergjencave në Gramsh
12/08 16:06
Top Channel/ Zjarret apokaliptike në Gramsh, mbërrin ministri Vengu
12/08 16:03
Edicioni Informativ, 12 Gusht 2025, Ora 15:00
12/08 15:37
Top Channel/ Kosova, 6 vrasje në 12 ditë. Pezullohen 4 policë për krimin në Gjilan
12/08 15:28
Top Channel/ Fluks kalimesh në Kakavijë. 20% më shumë lëvizje se një vit më parë
12/08 15:26
Top Channel/ Shifrat e turizmit në Shkodër. Rriten netëqëndrimet, Velipoja më e frekuentuara
12/08 15:23
Top Channel/ Spak, rrëzon Aulon Kalanë. Kandidati i opozitës, kallëzim për vjedhje votash
12/08 15:21
Top Channel/ Vapa, mjekët: Kujdes zemrën! Konsumoni sa më tepër ujë
12/08 15:18
Top Channel/ Temperaturat do bien të enjten/ Parashikimi i shërbimit meteorologjik Ushtarak
12/08 15:17
Top Channel/ Zjarret në Jug e Veri. Qetësohet”Syri i Kaltër”. Situata në Blerim të Fushë Arrëzit
12/08 15:12
Top Channel/ 1 viktimë dhe disa banorë të bllokuar! Digjen 4 fshatra, pamje apokaliptike nga Gramshi
12/08 14:53
Top News – Flakët e tymi mbulojnë Gramshin. Digjen katër fshatra, një i moshuar ndërron jetë
12/08 14:52
Top News- Përplasja për ambientet/ Gazetarët padisin në gjykatë kompaninë ‘Kayo’
12/08 14:44
Top News- Plagosi me thikë fqinjin/ Arrestohet 46-vjeçari, nuk gjendet arma e krimit
12/08 14:03
Top Channel/ Zjarri i madh Parkun Natyror të Munellës në Kukës, digjen pyjet
12/08 13:39
Top News – Flakët djegin fshatrat në Gramsh. Urdhër evakuimi masiv, dyshohet për persona të lënduar
12/08 13:34