Hakëruesit e sulmeve kibernetike në Shqipëri, kanë përhapur tentakulat e tyre në kompjuterat e qindra përdoruesve. Të dhënat zyrtare nga Policia e Shtetit raportojnë se krimet kompjuterike gjatë vitit 2021 u rritën me 126 për qind krahasuar me 2020-ën. Periudha panedmike bëri që shumë profesionistë të braktisnin zyrat për të vijuar punën nga kompjuterat personalë në shtëpi, trend ky i cili filloi gjatë karantinës, dhe për disa profesione vijoi edhe përgjatë 2021-it, si një zgjidhje e re, komode dhe me pak kosto.