Alda Klosi është arrestuar mbrëmjen e së premtes me tre akuza, por për momentin asnjëra prej tyre nuk e çon dosjen hetimore për 500 mijë eurot e gjetura në shtëpinë e pastrueses Rozeta Dobi në kompetencë të SPAK-ut. Klosi akuzohet për fshehje të të ardhurave, shmangie të detyrimit për deklarimin e tyre si funksionare publike, pastrim parash dhe deklarim të rremë para oficerëve të policisë gjyqësore.