Top News – Një ‘tamiflu’ për covidin/ Po vjen pilula e re, kompanitë farmaceutike në garë
24/05/2021 11:47

Në fillim të vitit të kaluar, kur koronavirusi i ri nisi të përhapej nëpër botë, kompania farmaceutike Pfizer, mblodhi një ekip me shkencëtarë dhe kimistë elitë, për të identifikuar mënyra se si të trajtohej sëmundja COVID-19. Gjiganti farmaceutik nga Shtetet e Bashkuara, që nisi të eksplorojë zhvillimin e një vaksine, gjithashtu dëshironte që të prodhonte një pilulë, e cila do të ndalonte që infeksioni të përhapej, njësojë sikurse përdoret ilaçi Tamiflu për të luftuar gripin e zakonshëm. Ekipi bëri kërkime për të gjetur përbërës të papërdorur të molekulave që do të ndihmonin për nisjen e procesit, dhe shumë shpejt identifikuan një kandidat premtues, shkruan Reuters. Më shumë se një vit më vonë, Pfizer ende nuk ka filluar provat në shkallë të gjerë për trajtimin në mënyrë orale të COVID-19, por thotë se shpreson që prova të tilla të nisin në korrik. Pas pothuajse 18 muajsh të pandemisë, ende nuk ka një trajtim që administrohet lehtë, e që është dëshmuar se është efektiv ndaj COVID-19. Kjo edhe për faktin se janë zhvilluar një numër i vaksinave efektive kundër COVID-19, përfshirë edhe vaksinën që Pfizer ka zhvilluar me partnerin gjerman, BioNTech, e që mori autorizimin për përdorim në SHBA dhjetorin e vitit të kaluar. Testimi i ativiralëve është i vështirë. Një ilaç duhet të merret në fazën fillestare të infektimit, do të thotë se për provat në shkallë të gjerë, duhet të gjenden njerëz që rishtazi janë infektuar me COVID-19. Shumë njerëz që infektohen me koronavirus, shfaqin vetëm simptoma të buta, por studimet duhet të dëshmojnë se pilula ka një ndikim të rëndësishëm në shëndetin e një pacienti. Shefi ekzekutiv i Pfizerit, Albert Bourla tha se kompania do të kërkojë autorizim emergjent në SHBA për përdorimin e pilulës COVID-19, më së largu deri në fund të këtij viti. Kompanitë Merck dhe Roche, së fundmi kanë nisur testimet në shkallë të gjerë të njerëzve dhe kanë thënë se pilulat e tyre do të jenë të gatshme për përdorin më vonë gjatë këtij viti.

Top News- Putin zëmërohet me Vuçiç, tensionohen marrëdhëniet mes dy aleatëve, Moska paralajmëron
08/11 18:30
Top Channel/ Frikë nga emigrantët, gjermanët “të tmerruar”? Gjysma nuk ndihen më të sigurtë!
08/11 15:00
Top News – Pasuria e botës në duart e 3 mijë njerëzve / Jo vetëm Musk, miliarderët fitojnë më shumë
08/11 14:59
Top News – Tanke apo dronë…çfarë i duhet Gjermanisë? Gjigantët e mbrojtjes, luftë për fondet
08/11 14:38
Top News – Retorika bërthamore në qiell…‘Nato më e fortë së kurrë, nuk ka nevojë për panik’
08/11 14:35
Top News – Rrugët kthehen në lumenj, makinat nën ujë / Çmendet moti, reshje biblike shiu në Siçili
08/11 13:58
Top News – Rusia avancon ‘shtëpi më shtëpi’ / Betejë e ashpër për ‘portën për në Donetsk’
08/11 13:50
Top News – Rusia ‘ndëshkon’ Ukrainën, e lë në terr / 450 dronë e 45 raketa, nën sulm ‘jeta normale’
08/11 13:48
Top News – Trump bojkoton samitin e G-20: ‘Të bardhët vriten e masakrohen në Afrikën e Jugut’
08/11 13:24
Top News – Lufta për Donbasin…Pse është rajoni kaq i vyer për Rusinë dhe Ussskrainën
08/11 13:23
Top News – Sulme arinjsh ‘pothuajse çdo ditë’ / Japonia në luftë, rekord viktimash gjatë këtij viti
08/11 13:06
Top News – Ferr flakësh, zjarr në një depo parfumesh / Tragjedi në Turqi, të paktën gjashtë viktima
08/11 13:05
Top Channel/ Gjykata i jep të drejtë Trumpit: Pasaporta amerikane do të njohë vetëm dy gjini!
08/11 12:37
Top News – Italia mbushet me njëqindvjeçarë / Rritet numri, vendi më i plakur i Evropës Jugore
08/11 12:36
Top News – Koreja e Veriut kërcënon me luftë / Dënon bisedimet e sigurisë SHBA-Kore e Jugut
08/11 12:12
Top News – Lufta me kancerin, Rama: 15 mln euro ekstra për pacientët e onkologjikut
08/11 12:10
Top News – Trump dhe Orban, ‘histori dashurie’/ Hungaria përjashtohet nga sanksionet për naftën ruse
08/11 11:52
Top News – Unë përsëri dua të takoj Putinin! Trump mbetet i hapur, samiti në Hungari ‘avulloi’
08/11 11:48
Top Channel/ Nis beteja për presidentin e ardhshëm të SHBA-së, kush është favoriti?
08/11 11:17
Top Channel/ Trump pranon kërkesën e Victor Orban: Hiqen sanksionet ndaj gazit rus për Hungarinë!
08/11 11:02
BILETA Portokalli - Bileta