Edhe takimi I katërt në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi për çështjen e heqjes nga qarkullimi të dinarit serb ka përfunduar pa sukses mes kryenegociatorëve të Prishtinës e Beogradit në Bruksel. Pas një sërë takimesh, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, do të kthehen në vendet respektive pa një marrëveshje.