Kompania e turizmit hapësinor "Blue Origin" e miliarderit Jeff Bezo ka njoftuar planet për të ndërtuar dhe për të përdorur një stacion hapësinor komercial, të quajtur Orbital Reef. Stacioni pritet të fillojë të funksionojë në gjysmën e dytë të kësaj dekade. Stacioni është menduar të jetë një vend ku kushdo mund të ketë adresën e tij në orbitë.