Top News – Një spiune ruse në komandën e NATO-s / Vepronte në ‘hije’ prej më shumë se 10 vitesh
26/08/2022 14:52

Një spiune ruse ka mundur të infiltrohet mes personelit të bazës së NATO-s në Napoli dhe flotës së gjashtë amerikane. Kështu shkruan e përditshmja italiane la Repubblica, në përfundim të një hetimi të kryer në bashkëpunim me faqen investigative të lajmeve Bellingcat, të përjavshmen gjermane der Spiegel dhe The Insider. Protagonistja e asaj që po përcaktohet si operacioni më i bujshëm i inteligjencës i realizuar nga Moska në Itali, shkruajnë autorët e hetimit, është 30 vjecarja Maria Adela Kuhfeld Rivera, e lindur në Peru nga një baba gjerman. Por, bëhet fjalë për një identitet të rremë: emri i vërtetë i saj është Olga Kolobova, vajzë e një zyrtari rus. “Gjurma kryesor që e lidh me shërbimet sekrete të moskës – shpjegon Republica, është pasaporta ruse e përdorurt për të hyrë në itali: i përket të njëjtës seri të posacme të përdorur nga 007-tat e GRU-së, inteligjencës ushtarake ruse nën urdhërat e kremlinit. “Hetimi ynë – pohon e përditshmja – nuk ka qenë në gjendje të zbulojë se cilat informacione janë marrë nga spiunia, as nëse ajo ka qenë në gjendje të fusë viruse informative në telefonat dhe kompjuterat e miqve të saj. Por ajo ka hyrë në kontakt me figura të rëndësishme të NATO-s dhe marinës amerikane: asnjë agjent rus deri më tani nuk kishte mundur të depërtonte kaq thellë në aleancën atlantike. E reja, sipas la Republica-s flet gjashtë gjuhë të huaja dhe kishte ngritur edhe një firmë për prodhim bizhuterish, por më pas u përfshi në qarqet mondane në Napoli dhe më në fund u infiltrua mes personelit të bazës së natos dhe flotës së gjashtë amerikane, ose krahut operativ të fuqisë ushtarake perëndimore në Evropë.

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58