Një ngjarje horror ka ndodhur në zonën e Adigetto të Italisë, ku trupi i një shtetasi shqiptar u gjet i copëtuar. Viktima u identifikua si Shefki Kurti, 72 vjec, banues në Badia Polesine, me origjinë nga qyteti i Durrësit. Trupi i të moshuarit u gjet i copëtuar dhe i futur në disa qese plastike, të cilat ishin hedhur në një kanal në zonën aty pranë.