Top News/ Një ‘rus’ për të shkatërruar Rusinë…!Kush është kryekomandanti i ri i ushtrisë ukrainase
09/02/2024 14:09

Kolonel-gjenerali Oleksandr Syrskyi, që ka udhëhequr forcat tokësore ukrainase që nga 2019-a, është bërë tani komandant i forcave të armatosura të ukrainës ndërsa lufta me rusinë po i afrohet vitit të saj të tretë. Ai zëvendëson kështu në detyrë komandantin shumë popullor në Ukrainë, Valeri Zaluzhni. Sidoqoftë, edhe Syrskyi ka qenë një figurë e rëndësishme gjatë pushtimit rus të Ukrainës. Ai ka lindur në korrik 1965 në rajonin Vladimir të Rusisë, që në atë kohë ishte pjesë e bashkimit Sovjetik. Ka jetuar në ukrainë, që nga vitet 1980. Si shumë persona të tjerë të moshës së tij në forcat e armatosura të ukrainës, ai ka studiuar në Moskë, në shkollën e komandës së lartë ushtarake, mes atyre që janë bërë që nga ajo kohë komandantë rusë. U diplomua në 1986 dhe shërbeu për pesë vite në trupat sovjetike të artilerisë. Disa analistë ushtarakë, besojnë se taktikat e tij në fushëbetejë, reflektojnë trajnimin e tij hierarkik sovjetik. Syrskyi u bë shef i forcave tokësore të ukrainës në 2019-ën. Ai më herët ka komanduar trupat ukrainase që luftonin një rebelim të mbështetur nga moska në rajonet lindore të donetskut dhe luhanskut, që nisi në 2014-ën, dhe mori nofkën Leopardi i borës. Disa prej fitoreve më të mëdha të ukrainës gjatë pushtimit rus, janë arritur nga Syrskyi. Ai udhëhoqi me sukses mbrojtjen e kryeqytetit Kiev në muajt e parë të pushtimit dhe u nderua me titullin Hero i Ukrainës, nderimi më i lartë në vend në prill 2022. Në korrik 2022, Syrskyi planifikoi dhe ekzekutoi një kundërofensivë të shpejtë që i shtyu pas trupat ruse nga qyteti i Harkivit dhe riktheu nën kontrollin e kievit pjesë të mëdha toke në lindje dhe juglindje. Vitin e kaluar, ai udhëhoqi mbrojtjen ukrainase të qytetit lindor të Bakhmutit, ku mijëra ushtarë nga të dyja palët u vranë në një nga betejat më të përgjakshme të luftës, deri më tani. Disa analistë ushtarakë e vinin në diskutim nëse lufta për një qytet të rrënuare kishte aq shumë vlerë. Por Syrskyi tha se mbrojtja ukrainase e Bakhmutit kishte penguar përpjekjet më të gjera të luftës të rusisë duke mbajtur të mbërthyer atje grupin mercenar Vagner. Syrskyi thotë se prioriteti i tij është morali i trupave, të cilat ai rregullisht i viziton në front. AI i ka thënë mediave perëndimore se fle vetëm katër orë e gjysmë në natë dhe relaksohet duke bërë palestër. Syrskyi është i martuar dhe ka dy djem.

Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02
Top News – Dënim me vdekje për spiunët. Irani merr masa ekstreme, ashpërson ligjet
31/03 11:52
Top News – ‘Lufta’ mbërrin te xhepat e amerikanëve. Shtrenjtime i karburanteve, Trump nën presion
31/03 11:19
Top Channel/ Sulme në Iran dhe flakë në Dubai, goditen objektiva ushtarake në Isfahan
31/03 11:19
Top Channel/ Gjermania kërkon kthimin e sirianëve, Merz dhe al-Sharaa dakord për refugjatët
31/03 11:17
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje/ Ligji për “terroristët” ndez debate
31/03 11:13
Top Channel/ Tregjet luhaten nga lufta me Iranin/ Bursat bien, nafta mbi 100 dollarë
31/03 11:13
Top News – Ndërmjetësi mund të hyjë në luftë. Pse Pakistani rrezikon që të përfshihet në konflikt
31/03 11:12
Top News – Me luftë, ose jo! SHBA paralajmëron Iranin: Hormuzin do ta hapim
31/03 10:42
Top News – BE dënon ashpër Izraelin. Ligji me vdekje për palestinezët, diskriminues
31/03 10:31