Ish-guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie tha të mërkurën se po heq dorë nga gara për të marrë nominimin republikan për president, vetëm pak para fillimit të votimeve paraprake brenda Partisë, në një përpjekje të fundit, sic u shpreh ai, për t’i pamundësuar ish-presidentit Donald Trump marrjen e këtij nominimi.