Top News – Një qoshe e tensionuar e Evropës… / Përse u hap baza ushtarake amerikane në Shqipëri?
08/02/2022 12:50

Në janar, komanda amerikane e operacioneve speciale në evropë tha se do të ngrinte një bazë të re në Shqipëri. Komanda tha se zgjodhi shqipërinë për shkak të afërsisë me qendrat kryesore të transportit në ballkan, cka do të reduktonte kohën e udhëtimit. Dhe kjo vjen ndërsa përplasja me rusinë ka shtuar tensionet në një qoshe shumë të acaruar të Evropës. Numri i operatorëve specialë në këtë bazë të re do të jetë i vogël – thotë gjenerali David Tabor dhe aftësia për të lëvizur dhe trajnuar në ballkan, në koordinim të ngushtë me aleatët dhe forcat partnere, e bëjnë shqipërinë vendin më të mirë të mundshëm. Shqipëria është një aleat i rëndësishëm i NATOs dhe një partner i vyer sigurie si në skenën rajonale ashtu edhe atë globale – tha Tabor. Ndërkohë, ekspertët ushtarakë, thonë se ballkani ka qenë gjithnjë një vend interesi, madje që nga lufta e ftohtë. Dhe do të ketë gjithnjë prani të forcave speciale amerikane, në shqipëri, serbi, bullgari e greqi. Rajoni ka qenë i luhatshëm për shkak të etnive, kombësive dhe feve të ndryshme atje, cka e ka bërë terren pjellor për konflikte. Dhe përvec aksesit më të lehtë dhe leverdisë, baza e re në shqipëri ndihmon në kundërshtimin e ndikimit negativ rus në rajon po ashtu. Dhe shqipëria është e rëndësishme në këtë mes pasi është anëtare e NATO-s që në 2009. Ndërkohë, disa vende të tjera në rajon, përfshirë bosnjen, serbinë dhe bullgarinë, nuk janë ekzaktësisht në sferën e ndikimit amerikan. Këto vende, kanë qenë të renditura krah Bashkimit Sovjetik gjatë luftës së ftohtë dhe ruajnë lidhje të ngushta me rusinë. E ndërsa tensionet me rusinë rritet, moska do të tentonte ti përdorte sërish këto lidhje për të shkaktuar telashe. Për momentin, baza e re është më shumë simbolike sesa operacionale, por vendimi për ta vendosur atë në shqipëri, tregon sipas Busines Insider, se ballkani është edhe një herë tjetër një rajon i rëndësishëm për ushtrinë amerikane.

Top News- Paqja dy javore SHBA-Iran/ Çfarë përfshin plani 10 pikësh për armëpushim
08/04 10:20
Top News – Mes lehtësimit dhe tensionit. Iranianët mbushin sheshet, festojnë armëpushimin
08/04 10:09
Top News – Armëpushimi SHBA–Iran. Prapaskenat e marrëveshjes dhe negociatave
08/04 10:00
Top News – Arrihet marrëveshja. Armëpushim dyjavor mes SHBA-së dhe Iranit
08/04 09:59
Top Channel/ Trashëgimia kulturore. Firmoset programi për rijetëzimin e kullave
07/04 23:33
Top Channel/ Administratori i ri, Akuza për shkelje në universitetin e Shkodrës
07/04 22:15
Top News- Heroi që po shpëton jetë, hyn në ujin e liqenin e nxjerr gjallë të aksidentuarën
07/04 22:00
Top News- Takimi me blegtorët/ Ministri Salla: Me Skemën Kombëtare kemi rritur fondet
07/04 21:30
Top News- 11 vite burg për Rezart Taçin, dënohet biznesmeni, do pastronte paratë e ‘Cosa Nostras’
07/04 21:06
Top News- “Do pemë…ja këtu në anë ka plot vend”, Rama inspekton investimet në Lezhë
07/04 21:03
Top Channel/ Katër deputetë dëshmojnë për urën, kush janë deputetët që u thirrën në SPAK
07/04 20:10
Top Channel/ Rezart Taçi dënohet me 11 vite burg! GJKKO i konfiskon edhe 18.3 milionë euro
07/04 20:09
Top Channel/ Debati për reformën territoriale, opozita kundër modelit aktual
07/04 20:07
Top Channel/ Braçe kandidat? Reagon Balla, komentoi sërish edhe mungesën e Spiropalit
07/04 19:56
Top News – Rritja e çmimit të naftës. Thirrja për Qeverinë-Rishiko taksat e karburanteve
07/04 19:28
Top Channel/ Aksident në Lushnje! Makina përplaset me traktorin, plagosen dy persona
07/04 16:40
Top Channel/ Fermerët përplasen pas takimit në ministri për subvencionet e naftës: Kush je ti që…
07/04 16:39
Top Channel/ Zjarri përfshin përroin e Zharrëzës në Fier, flakët përhapen me shpejtësi nga era
07/04 16:38
Top News – Rusia spiunon SHBA tek Irani/ ‘I dha informacion nga satelitët e saj’
07/04 15:53
Top News – PD-Ra parlamentarizmi. Hetimorët, Balla: Jo mbivendosje kompetencave të SPAK
07/04 15:39