Deputetët e Partisë Demokratike të udhëhequr nga Enkelejd Alibeaj, përmes negociatorit Gazmend Bardhi kanë paraqitur propozimet e tyre për bashkimin e partisë përpara zgjedhjeve locale të 14 majit me synimin e vetëm për të dalë me një kandidat trë përbashkët. Propozimi i parë i grupimit të Alibeajt është ndërprerja e menjëhershme e cdo sulmi, shpifje apo gjuhe urrejtje brenda partisë. Grupi i Alibeajt sugjeron ngritjen e një Këshillit Drejtues Politik në nivel qendror dhe në nivel vendor, me qëllim bashkëpunimin e ngushtë mes demokratëve dhe synimin e fitores së Partisë Demokratike. Mes të tjerash theksohet se përzgjedhja e kandidatit të përbashkët për kryetar bashkie duhet të bëhet me sistem pikëzi.