Për herë të parë që nga pavarësia në vitet ‘90, Maqedonia e Veriut zgjodhi një grua për presidente të shtetit. Pedagogja e universitetit, Gordana Silanovska-Davkova, e cila mbështetet nga partia e djathtë opozitare, VMRO-DPMNE, fitoi balotazhin presidencial më 8 maj, kundër kandidatit të Lidhjes Social-Demokrate, Stevo Pendarovski, deri më tani president.