Në kujtim të balerinës së ndjerë, Hueyda El Saied u vendos një pemë dhe një stol në Parkun e Liqenit. Familjarë, dashamirës dhe personazhe të artit dhe kulturës shqiptare përkujtuan në ditën e saj të lindjes, prezantuesen dhe balerinën e njohur, Hueyda El Saied, e cila ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se Hueydën do e kujtojë si një vajzë me energji pozitive.