Top News/ Një paralajmërim për Perëndimin! SHBA u paralajmërua 30 minuta para sulmit, flet Kremlini
22/11/2024 14:52

Kremlini tha të premten se një sulm i ushtrisë ruse në Ukrainë, me një raketë të porsazhvilluar balistike hipersonike, kishte për qëllim ta paralajmëronte Perëndimin se Moska do të përgjigjet ndaj vendimeve dhe veprimeve të tyre të “pakujdesshme” në mbështetje të Ukrainës. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i bëri këto komente një ditë pasi presidenti Vladimir Putin tha se Moska përdori raketë të re – Oreshnik – në një sulm ndaj një objekti ushtarak të Ukrainës. "Mesazhi kryesor është se Rusia do të përgjigjet ndaj vendimeve dhe veprimeve të pamatura të vendeve perëndimore që prodhojnë raketa dhe e furnizojnë Ukrainën me to dhe më pas marrin pjesë në sulme ndaj territorit rus", u tha gazetarëve Peskov. "Pala ruse i ka dëshmuar qartë aftësitë e saj, dhe linjat e veprimeve të mëtejshme hakmarrëse, në rast se shqetësimet tona nuk merren parasysh, janë shpalosur mjaft qartë", shtoi ai. Peskov tha se Rusia nuk ishte e obliguar t’i paralajmëronte Shtetet e Bashkuara për këtë sulm, por i njoftoi ato gjithsesi 30 minuta para lëshimit të raketës. Putini mbetet i hapur për dialog, tha ai. Të enjten, Putini tha se përdorimi i armës së re ishte përgjigje ndaj vendimeve të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë raketat e tyre me rreze të gjatë veprimi për sulme thellë brenda Rusisë. “Në kushte të luftimeve, një nga sistemet më të reja ruse me rreze të mesme veprimi është testuar”, tha Putin, duke shtuar se ajo ishte raketë hipersonike, e cila mund të bartë koka bërthamore. Më herët Kievi tha se Rusia kishte përdorur raketë balistike ndërkontinentale gjaë një sulmi masiv me raketa në Dnipropetrovsk. Raketat balistike ndërkontinentale janë të dizajnuara që të kryejnë sulme bërthamore nga distanca të largëta. Armë të tilla nuk janë përdorur më herët në luftën që Rusia e nisi kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Top News – Deputetët, 2 mln euro dieta. Kuvendi, miliona edhe për zyrat e shkarkimet e padrejta
27/03 16:48
Top News – Emigrantët, 1.1 mld euro në Shqipëri. Remitancat kapën nivele rekord vitin e kaluar
27/03 16:43
Top News – Saraiva u pagua 1 mln paund. Porositësit ofrojnë 500 mijë euro për vrasjen e vrasësit
27/03 15:38
Top Channel/ BE miraton ligjin “Gjadri”! Pranohet krijimi i qendrave për emigrantët e paligjshëm
27/03 15:17
Top Channel/ Avokatët hapin dosja CEZ-DIA: Përfshirja e Metës, skenar! (Paralajmërojnë të reja)
27/03 15:15
Top Channel/ Fasonët kërkojnë ndihmë, 8 masa për sektorin, ulje e TAP dhe mbështetje financiare
27/03 15:09
Top Channel/ Rriten dhe çmimet e ushqimeve, qeveria zgjeron kontrollin për produktet bazë
27/03 15:06
Top News-Lufta në Iran, turizmi në Shqipëri. Gonxhja: Shqipëria, një nga ofertat e mira për të huajt
27/03 14:46
Top Channel/ Ministri Karakaçi: Shqipëria drejt një sektori energjetik të qëndrueshëm dhe inovativ
27/03 14:33
Top Channel/ Nis shkatërrimi i shkëmbinjve në malin e Torovicës në Lezhë, qytetarët rrezikonin…
27/03 14:32
Top News – Mashtrimi 2.2 mln eurosh. Prokuroria çon në gjyq ‘TIBO’-n dhe pronarin e saj
27/03 13:40
Top News – Taksa e pasurisë së paluajtshme. Bashkia e Tiranës- Paguani në kohë, shmangni penalitetet
27/03 13:17
Top News – Bujqësia në rënie, ekonomia mbahet nga ndërtimi! Ibrahimaj – Nuk ka peshë sektori…
27/03 13:06
Top News – Karburantet nuk reflektuan çmimet e bursës. Ja pse u ngrit bordi i transparencës
27/03 13:06
Top News – Kriza tek fasoneritë. Ministrja – Nuk ndërhyjmë në mekanizma të kursit të këmbimit
27/03 13:05
Top News – Domatet, specat, mielli njohin rritje çmimi. Ibrahimaj – Nuk ndërhyjmë dot
27/03 13:05
Top News – ‘Korrupsioni në Shqipëri, perceptim!’ Ibrahimaj – Ne kemi futur inovacionin
27/03 13:05
Top News – Pensione të ulëta, çmime në stratosferë! Ibrahimaj – Po monitorojmë tregun
27/03 13:04
Top News – Shtrenjtimi i plehrave kimike dhe naftës. Ibrahimaj – Nuk ndërhyjmë tek çmimet
27/03 13:04
Top Channel/ Reshjet e dëborës përfshijnë edhe Gjirokastrën, por akset rrugore mbeten të kalueshme
27/03 12:59