Konferenca e Kryetarëve është shoqëruar me debate mes maxhorancës e opozitës, duke nisur që tek çështja e mandatit të Olta Xhaçkës, dhe opinioni i Komisionit të Venecias, duke mos arritur të gjejnë konsensus për ridërgimin e tij në Gjykatën Kushtetuese. Deputetja Ina Zhupa në një deklaratë për mediet u shpreh se me këtë qëndrim shteti i së drejtës ka rënë. Sipas Zhupës nuk ka patur dakordësi për asnjë nga pikat e diskutimit.