Diplomati nga Danimarka, Peter Sorensen, është konfirmuar nga ambasadorët e Bashkimit Europian për postin e përfaqësuesit të posaçëm të bllokut për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Sorensen është zgjedhur nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, për të zëvendësuar Mirosllav Lajçakun në këtë pozitë. Pas dakordësisë së gjetur në rang ambasadorësh, tashmë konsiderohet si formaliteti miratimi i kandidaturës së tij edhe nga Ministrat e Jashtëm të BE-së, që pritet të mblidhen të hënën e javës së ardhshme.